Zgjdhja moderne e menaxhimit dhe rritjes të rezervimeve të hoteleve dhe resorteve

Airhost ndihmon hotelet të maksimizojnë fitimet, duke kombinuar teknologjinë e avancuar me ekspertizën tonë për optimizimin e prezencës online. Me fokus në kënaqësinë e klientëve dhe krijimin e një përvoje të paharrueshme, ne ndihmojmë që hoteli, apo resorti juaj të forcojë reputacionin, të rrisë efikasitetin dhe të rrisë performancën.

Listojmë dhe menaxhojmë hotelin tuaj në platformat kryesore të udhëtimit, duke siguruar prezantim profesional, komunikim të qartë me klientët dhe imazh profesional që pasqyron cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimit tuaj online.

Rreth nesh

Me AirHost, hotelet fitojnë menaxhim profesional. Ne kujdesemi për çdo detaj – nga rezervimet dhe komunikimi 24/7 me klientët, deri te optimizimi i çmimeve, duke e kthyer çdo hotel në një përvojë moderne për pronarët.

Menaxhim profesional

Me një qasje të organizuar, sigurojmë menaxhim të plotë të hotelit tuaj në çdo aspekt operacional. Nga koordinimi i rezervimeve dhe komunikimi me klientët, deri te përditësimi i çmimeve dhe monitorimi i performancës.

Partneritet me operatorë turistikë & klinika mjekesore

Ne ofrojmë mundësi bashkëpunimi me guidat lokale dhe klinikat mjekësore, duke mundësuar shërbime të integruara dhe përvojë të plotë për klientët tuaj.

Rritje rezervimesh & optimizim i të ardhurave

Me strategji të avancuara dhe optimizime të algoritmeve të platformave të udhëtimit, sigurojmë që hoteli juaj të tërheqë më shumë klientë duke rritur numrin e rezervimeve.

Bashkëpunim me organizatorët e Festivaleve, Eventeve & Koncerteve

Partneritetet tona me organizatorë të njohur festivalesh, eventesh dhe koncertrash, si Overview DMC, DMC Albania dhe Be In Albania, sjellin përfitime të drejtpërdrejta për hotelin tuaj.
Dashboard mockup

Multi - Kalendar Rezervimi

Një sistem që menaxhon rezervimet nga disa platforma njëkohësisht në një vend, duke parandaluar overbooking dhe duke kursyer kohën tuaj.

Fotografi profesionale

Një set fotografish profesionale që ilustron ambientet dhe shërbimet e hotelit, duke ndihmuar në rritjen e rezervimeve dhe besueshmërisë online.

Website me booking engine

Website me sistem rezervimi të integruar për hotelin tuaj.
Mockup

Komunikim 24/7 me vizitorët tuaj

Ne sigurojmë përgjigje të shpejta dhe mbështetje të vazhdueshme për mysafirët tuaj, duke garantuar eksperiencë të kënaqshme dhe të paharrueshme për klientët tuaj.
Përse Airhost

Pse duhet të zgjidhni Airhost për hotelin apo resortin tuaj?

Ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo hotel dhe resort, duke u mbështetur në partneritet tona teknologjike për të optimizuar çdo aspekt të menaxhimit online, rritur fitimet, shikueshmërinë dhe kënaqësinë e klientëve.

Fleksibilitet për nevojat unike të çdo hoteli

Shërbime me standarde europiane në hoteleri

Kurseni kohën tuaj duke i besuar menaxhimin e hotelit ekspertizës tonë.

Raportet Mujore

Raporte të detajuara mujore mbi performancën dhe rezultatet e hotelit tuaj!

Raportet tona përfshijnë analizën e xhiros bruto dhe neto, numrin e rezervimeve, çmimin mesatar dhe qëndrimin mesatar të mysafirëve, si dhe krahasime mujore dhe vjetore për të ndihmuar në monitorimin e performancës dhe rezultateve të hotelit tuaj.

+75%
Rrittje e rezervimeve jasht sezonit
+11.48
Rritja e çmimit mesatar për dhomë
We were able to enter the apartment very spontaneously and the host was super nice. The apartment was clean and the view from the balcony was great. Thanks for the great place to stay!

Marcel Gule

Great place, would recommend 200% Everything is impeccable, AirHost is very welcoming and attentive. The beach is really 2 steps away, lots of restaurants and shops nearby.

Lorie

Rooms were clean, comfortable, and well-maintained with all standard amenities. Housekeeping was efficient and attentive. The overall service made our stay hassle-free and relaxing, just as expected.

Simon


Wonderful stay! AirHost’s suggestions and guidance greatly enhanced our trip. Their quick communication and helpful tips made planning activities effortless. Staff were friendly and ensured everything ran smoothly.

Hampus

Hotel / Aparthotel

1-10 Dhoma
Airhost lite
AirHost Lite ofron menaxhim profesional të hotelit tuaj, duke përfshirë publikimin në platformat kryesore të udhëtimit, fotografi profesionale, optimizim të përmbajtjes dhe çmimeve, si dhe raportime mujore mbi performancën dhe rezervimet. Kjo paketë është ideale për hotele të vogla që kërkojnë efikasitet dhe prezencë të besueshme online, duke garantuar një eksperiencë të kënaqshme për mysafirët tuaj.
Më shumë

Hotel i mesëm

20-40 Dhoma
Airhost Pro
AirHost Pro ofron të gjitha shërbimet e menaxhimit profesional të AirHost Lite, me një nivel më të avancuar. Përveç publikimit në platformat kryesore, fotografive profesionale dhe raportimeve mujore, kjo paketë përfshin optimizim të çmimeve dhe marketingut online në mënyrë të avancuar, analizë të detajuar të performancës dhe mundësi të personalizuara për rritjen e rezervimeve. AirHost Pro është zgjidhja perfekte për hotele që synojnë një menaxhim të strukturuar, efikas dhe një prezencë të fuqishme online.
Më shumë

Resorte

40+ Dhoma
Airhost Enterprise
AirHost Business përfshin të gjitha shërbimet e paketave të mëparshme, duke shtuar nivelin më të lartë të menaxhimit profesional dhe ekskluzivitetit. Përveç menaxhimit të plotë të rezervimeve, fotografive profesionale, optimizimit dhe raportimeve, kjo paketë ofron reklamim në faqet më prestigjioze turistike, analiza të avancuara të tregut dhe shërbime të personalizuara për çdo aspekt të hotelit dhe resortit tuaj. AirHost Business siguron një menaxhim gjithëpërfshirës dhe strategjik për të maksimizuar fitimet, shikueshmërinë dhe kënaqësinë e vizitorëve.
Më shumë

10x

An all-in-one customer service platform that helps you balance everything your customers need to be happy.

Na kontaktoni dhe mësoni se si Airhost mbizoteron tregun akomodues në Shqipëri

Airhost analizon një sërë te dhënash të tregut akomodues në Shqipëri duke përshtatur strategjinë e hotelit tuaj sipas nevojës dhe problematikave.

ADR Para vs ADR Pas

Analiza e ADR (Average Daily Rate) para dhe pas ndërhyrjeve tona ju lejon të shikoni ndikimin tonë real, të menaxhimit profesional në fitimet dhe performancën e hotelit, apo resortit tuaj.

Ne bejmë strategjinë, ju fitoni

Ne zhvillojmë strategji çmimesh të personalizuara, duke analizuar dhe përshtatur çmimet çdo ditë sipas tregut, kërkesës dhe aktiviteteve konkurese, për të maksimizuar fitimet e hotelit tuaj.

Sundo tregun

Kontrolli i tregut dhe optimizimi i prezencës në platformat online siguron që hoteli juaj të përgjigjet shpejt ndaj kërkesës, të pozicionohet lider në treg, duke maksimizuar fitimet dhe shikueshmërinë.

Transformimi i Hotelit Tuaj

Rritja e konvertimeve dhe përvoja vizuale

Me ndërhyrjet dhe optimizimet tona të personalizuara, hoteli juaj nuk përfiton vetëm në rezervime dhe çmime, por edhe në përvojën vizuale dhe perceptimin e klientëve, duke rritur konvertimet dhe kënaqësinë e tyre në çdo hap.

Rritja e Konvertimeve

Ndërhyrjet dhe optimizimet tona rrisin efektivitetin e hotelit, përmirësojnë dhomat dhe rrisin rezervimet.

Rritja e Reputacionit

Analizojmë komentet dhe sugjerojmë përmirësime specifike në shërbim dhe ambient, për të maksimizuar vlerësimet pozitive.

Pyetjet më të shpeshta

Gjithçka që pronarët duan të dinë për shërbimet dhe menaxhimin që ofrohet për hotelin e tyre.

Si menaxhohet çdo rezervim në hotelin tim?

Ne koordinojmë çdo rezervim me recepsionin tuaj, duke siguruar informacion të saktë dhe duke asistuar për çdo çështje që mund të lindë, për të garantuar një menaxhim profesional dhe efikas të çdo rezervimi. Ky proces ju lejon të kurseni kohë, të shmangni gabimet dhe të siguroheni që klientët tuaj të kenë një përvojë të qetë dhe të kënaqshme.

Si optimizohet çmimi i dhomave për hotelin tim?

Analizojmë tregun, sezonet dhe aktivitetin e konkurrencës për të vendosur çmime konkurruese që maksimizojnë fitimet e hotelit tuaj, duke ruajtur një përvojë të kënaqshme për klientët, duke siguruar mbulimin maksimal të dhomave, optimizim të vazhdueshëm të rezervimeve dhe rritje të qëndrueshme të të ardhurave.

Si ndihmoni në rritjen e kënaqësisë së klientëve?

Ne monitorojmë vazhdimisht vlerësimet e klientëve dhe analizojmë komentet e tyre, duke dhënë sugjerime konkrete për përmirësime në shërbim, pastrim, mirëmbajtje dhe komunikim, me qëllim rritjen e përvojës së klientit dhe reputacionit të hotelit.

A ndryshojnë çmimet automatikisht sipas sezonit ose kërkesës?

Po, çmimet përditësohen automatikisht në të gjitha platformat përmes PMS-së së integruar, duke u bazuar në analizën tonë ditore të tregut, kërkesës dhe konkurrencës, për të garantuar që hoteli juaj të ketë gjithmonë çmimet më të përshtatshme dhe fitimprurëse.

A mund të shoh rezultate konkrete të punës suaj për hotelin tim?

Ne ofrojmë raporte të detajuara dhe analiza të vazhdueshme të performancës, ku pasqyrohen qartë rezultatet konkrete të menaxhimit tonë, përfshirë rritjen e rezervimeve, përmirësimin e vlerësimeve të klientëve dhe rritjen e fitimeve mujore. Këto të dhëna ju mundësojnë të vlerësoni realisht ndikimin e strategjive tona në zhvillimin dhe pozicionimin më të suksesshëm të hotelit tuaj në treg.

Email

Na kontaktoni në email për çdo pyetje apo informacion të detajuar që doni të dini rreth shërbimeve tona.

airhostalb@gmail.com

WhatsApp

Shkruani direkt në WhatsApp për komunikim të menjëhershëm dhe asistencë në kohë reale.

+355698170856

Telefon

Na telefononi për konsultime ose pyetje, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju ndihmojë.

+355698170856